Definicioni për efikasitet energjetik

Vetë definicioni i efikasitetit energjetik nuk ka ndonjë definision të posaqëm. Ashtu siç është vetë fjala tregon se bëhet fjalë për shfrytëzim efikas të energjisë elektrike. Kjo do të thotë që efikasiteti energjetik nënkupton mundësi dhe masa për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike, dhe të cilat nuk shkelin kushtet ekzistuese operative.

Kursimi i energjisë elektrike a është i njejtë me efikasitetin e energjisë?

Duhet të bëjmë dallim mes kursimit të energjisë elektrike dhe efikasitetit energjetik. Kurisimi i energjisë elektrike çdoherë nënkupton një mohim, përderisa efikasiteti energjetik (përdorim efikas të energjisë elektrike) sjell rritje të kualitetit të jetesës. Ajo çka është e përbashkët në ktëo dy terminet është uja e shpenzimeve të energjisë. Për shkak të uljes të kësaj mënyre në thelb është e ndryshueshme – me efikasitetin energjetik nuk e zvogëlojmë komfortin e jetesës sonë ose përsëri nuk e rrisim procesin e prodhimit. Në anën tjetër pëderisa kursejmë energji kjo nuk mundet pa zvogëlim apo rrezik në komoditetin e tanishëm të jetesës ose pak pa e ulur nivelin e kualitetit të prodhimit.

Termini i efikasitetit energjetik a i referohet vetëm shpentimeve për energji elektrike?

Koncepti i energjisë elektrike është i lidhur direkt me energjinë. Por kjo nuk është vetëm për konsumin e energjisë, por edhe për prodhimin tuaj dhe shpërndarjen e energjisë. Humbja e prodhimit të energjisë arrin deri në 60 %! Humbjet në sektorin e transportit (hekurudhor, rrugor dhe trafiqet e tjera) është përafërsisht 71 %, humbjet e industrisë janë rreth 20 %, ndërsa në sekroin e amvisërive, humbjet e energjisë arrijnë deri më 20 % (objektet e izoluara të varfra).

Efikasiteti energjetik a do të thotë vetëm shfrytëzim të teknologjisë së re?

Çdo teknologji dhe pajisje teknikne, pa marrë parasysh se sa efektive është, ajo humb karakteristikën e saj nëqoftëse nuk ekzistojnë njerëz të shkolluar/edukuar, të cilët dijnë ta shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Bazuar në këtë, ne mund të themi se efikasiteti energjetik është mbi të gjitha punë njerëzore e vetëdijës dhe dëshirës së tyre për ndryshim të zakoneve të vjetra në drejtim të zgjidhjeve të efikasitetit energjetik. Nga ana tjetër, kur ne japim rekomandime për përmirësimin e efikasitetit energjetik, e para se çfarë duhet të bëjmë është të analizojmë zakonet e konsumit, a pastaj ti drejtojmë në drejtimin e duhu. Masat e tilla janë pa pagesë dhe mund të sjellin kursime të konsiderueshme financiare, dhe në anën tjetër do të bëjmë një kontribut të madh për mjedisin.