Kuptimi i efikasitetit energjetik

Efikasiteti energjetik është një vendim strategjik i vendeve evropiane dhe kjo është e rregulluar me direktivat, rregulloret, apo ligjet. Vendet evropiane janë të detyruar të sjellim kurisime vjetore në konsumin final të energjisë me të paktën 9% deri në vitin 2016. Sipas rregullatores më të re, vendet evropiane deri në vitin 2020 do të duhen të kursejnë 20% të energjisë primare me zbatimin e masave për efikasitet energjetik. Çdo shtet anëtar duhet të zhvillojë planin e tij kombëtar për efikasitet energjetik që do të kishte për qëllim arritjen e qëllimit të përbashkët.

Si rezultat i masave të zbatuara me sukses, pritet të zvogëlohet konsumi i energjisë në mënyrë që të zvogëlohet emetimet e gazit, rritjen e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme dhe progresit teknologjik.

Republika e Maqedonisë e ndjek këtë trend, ku në periudhën e fundit ka miratuar disa dokumente trategjike që mbulojnë efikasitetin energjetik. Bëhet fjalë për Strategji për zhvillimin e energjisë deri në vitin 2030, Strategjia për përmirësimin e efikasitetit energjetik deri në vitin 2020, si dhe Plani Aksionor për efikasitet energjetik deri në vitin 2018.

Sipas qëllimeve kombëtare, Republika e Maqedonisë duhet të gjenerojë kursime vjetore në konsumin final të energjisë elektrike me të paktën 147 killotone të naftës ekuivalente të energjisë deri në fund të vitit 2018, dmth të paktën 9% dhe atë në sektoret e mëposhtme:

  • Komerciale dhe të shërbimit,
  • Industriale
  • Transportit dhe
  • Rezidenciale.