Çka paraqet liberalizimi i tregut të energjisë elektrike?
Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike do të thotë që të gjithë shfrytëzuesit të energjisë elektrike kanë mundës të furnizohen me energji elektrike në tregun e hapur, në mynyrë transparente dhe fer. Qëllimi i prezantimit të këtij modeli që tashmë funksionon në shumicën e vendeve evropiane është rritja e ofrimit rë shfrytëzuesve dhe për të rritur konkurrencën në treg.
A do të liberalizohet edhe Maqedoni në tregun e hapur të energjisë elektrike?
Maqedonia në vitin 2005 ka nënshkuar memorandumin e Athinës me çka u bë pjesë e komunitetit të Energjisë të Evropës Juglindore. Ky dokument i rëndësishëm u ratifikua nga parlamenti i Republikës së Maqedonisë në vitin 2005, i parashtroi kuadrot kryesore për zhvillim të sektrori të energjisë në fushën e energjisë elektrike, burimet e ripërsësishme të energjisë dhe gazit. Ky dokument ofron transformim në sektroin e energjisë elektrike, në veçanti në pjesën e tregut të energjisë elektrike. Të gjithë shfrytëzuesit në Maqedoni deri në vitin 2015 duhet të furnizohen me energji elektrike, në tregun e hapur, në mynyrë transparente dhe fer. Procesi i liberalizimit në vitin 2007 në fillim e filluan nëntë kompanitë më të mëdha – konsumuesit e industrive të mëdha, të lidhur direkt në rrjetin e transmetimit të MEPSO-s, të cilët janë duke furnizuar në tregun e hapur me anë të tregtarëve me energji elektrike. Nga 01.04.2014 edhe 220 konsumues, të lidhur direkt në rrjetin distributiv, do të dalin në tregun e liberalizimiz. Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike do të vazhdojë dhe më në fund të gjithë shfrytëzuesiet, duke i futur edhe amvisëritë, do të kenë mundësi të zgjedhin funrizuesin e tyre në treg të hapur.