Alfabeti energjetik

Një nga aktivitetet më gjithpërfshirëse është seriali Alfabeti energjetik – serial edukativ nga

10 episoda në produkcionin e televizionit të Maqedonisë. Alfabeti energjetik në mënyrë interesante shpjegon temat themelore të energjisë, me fokus të veçantë në Maqedoni dhe efikasitet energjetik. Formati prej dhjetë minuta është i shkëlqyer për të transferuar mesazhin. Emisioni është emituar çdo të shtune të dytë në programin e parë dhe të dytë të televizionit të Maqedonisë, në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Emisionet pas emitimit janë publikuar duke krijuar  një kanal enkas në Youtube, por edhe në faqen e Facebookut “Alfabeti energjetik”. Faqja është një kanal i shkëlqyer dhe i komplementuar për edukimin e shfrytëzuesve të cilët janë të përfshirë në mënyrë aktive në edukimin edhe të miqve të tyre të cilët kanë mundësi të fitojnë çmime të vlefshme “efektive”.