Puntori për efikasitet energjetik me mediumet

Efikasiteti energjetik dhe ndryshimet në tregun energjetik ishin tema të puntorisë dy ditore e cila u mbajtë në dhjetor të viti 2014 dhe ishte e organizuar enkas për përfaqësuesit e mediumeve. Gazetarët nga mediumet elektronike dhe të shkruar kishin mundësi të informohen dhe të diskutojnë për hapat që do të ndërrmiren për të përmirësuar efikasitetin energjetik tek kompanitë dhe të përgatiten për ndryshimet e tregut energjetik. Përmes prezantimeve dhe debatet e hapura u paraqit gjendja reale e tregut dhe përgatitja e subjekteve për aplikimin e efikasitetit energjetik. Efikasiteti energjetik dhe platforma e Ministrisë së ekonomisë dhe EVN Maqedoni në vitin e kaluar kanë qenë temë e 751 tekstesh autorësh gazetarësh në medimet maqedonase dhe shqiptare. Gazetarët më aktiv janë shpërblyer në kuadër të kësaj puntorie.

Prezantimet dhe diskutimet e tyre në sesionet e hapura kishin përfaqësuesit e tyre nga Ministria e ekonomisë, Komisioni Rregullator i energjetikë, EVN Maqedoni dhe mysafirë ekspertë nga EVN Austria nga fusha e efikasitetit energjetik.