Fuqia e angazhuar është obligim të cilin e përcakton Komisioni Rregullator për Energjikë. Përmes pagesës së fuqisë së angazhuar, konsumatorët paguajnë garanci për kapacitetin në dispozicion të cilin mund ta shfrytëzojnë në çdo kohë, në përputhje me kapacitetin që u është aprovuar. Konform akteve normative ekzistuese në Republikën e Maqedonisë, tek konsumatorët më të mëdhenj industrialë fuqia e angazhuar matet dhe përllogaritet në mënyrë shtesë, ndërsa tek amvisëritë ajo është fikse 33.33% nga energjia elektrike e konsumuar.