Me të gjitha investimet e vazhdueshme në rrjetin distributiv të EVN Maqedoni, kualiteti i energjisë elektrike nga shfrytëzuesit e fundit mund të kërcënohet nga disa fenomene të tjera. Në shumë rajone cilësia e energjisë elektrike rrezikohet për shkak të përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike.
Si në fakt vjedhjet e energjisë elektrike ndikojnë në kualitetin e furnizimit? Në Maqedoni, në disa rajone vjedhja e energjisë elektrike është e zakonshme. Ekzistojnë shfrytëzues të cilët manipulojnë pajisjet e tyre matëse, dhe një pjesë të energjisë elektrike që e konsumojnë është jo evidente. Gjithashtu, ka shfrytëzues të cilët në mënyrë të paautorizuar kyçen në rrjetin e shpërndarjes, drejtpërdrejt në rrjet, ndonjëherë pa pasur matës. Kjo krijon një situatë në të cilën këta shfrytëzues ju faturohet një shumë më e vogël e konsumit, ose fare nuk iu faturohet shpenzimi i energjisë elektrike. Edhepse kjo duket aspak e mundshme, realiteti është krejt e kundërta.
Vjedhësit e energjisë elektrike e pengojnë investimet e planifikuara në përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes. Pse kjo është kështu? Sepse investime janë të planifikuara në pajtushmëri me informacionet të cilat përmes vendeve matëse mirren për shpenzimin e energjisë elektrike, si dhe kërkesat e matësve për lidhje të re të shfrytëzuesve, diçka që i kushtuam vëmendje në episodat e kaluara.
Kështu, trafostacionet dhe linjat që furnizojnë shfrytëzuesit nëpër regjionet ku ka vjedhje mbingarkohen, ndërsa kapaciteti i nevojshëm për funrnizim bjen dhe nuk mund të planifikohet. Ndërprejet e shpeshta dhe tensionet janë të zakonshme në këto fusha. Kështu, vjedhësit e energjisë elektrike ua marrin të drejtën e shfrytëzuesve të ndërgjegjshëm që të marrin energji elektrike kualitative.
Vjedhësit e energjisë elektrike e vënë në rrezik të drejtpërdrejtë edhe jetën si dhe shëndetit e atyre edhe në afërti. Nuk është e pazakontë për të dëgjuar në televizion se një shtëpi ose ndonjë objekt është djegur për shkak të vjedhjes së energjisë elektrike. Në një pjesë të madhe të rasteve viktimë janë fqinjtë, kalimtarë, por edhe vetë vjedhësit. Për shkak që prekja me dorë e energjisë elektrike është e rrezikshme dhe për këtë është e nevojshme trajnim, pajisje mbrojtëse dhe liçencë, në vetë manipulimin ka rrezik edhe ai i cili kryen për të marrë shok elektrik.
Vjedhësit e energjisë elelektrike përpos që krijojnë rrezik të përgjithshëm për të gjithë shfrytëzuesit në rrethinën e tyre ata i bëjnë dëm të madh edhe shtetit. Me atë që konsumojnë prodhim, të cilin nuk e paguajnë, ata e dëmtojnë edhe buxhetin e shtetit ku nuk paguhet TVSH-ja si dhe buxheti i komunave të cilët marrin një pjesë nga shuma e plotë e energjisë elektrike për ndriçim rrugor.
Në Maqedoni për fat të keq vjedhja e energjisë elektrike është një realitet. Konsumi i energjisë elektrike në mënyrë të paautoriizuar është e dënueshme sipas ndryshimeve më të reja të Kodit Penal në Republikën e Maqedonisë. Sipas Kodit penal vjedhja e energjisë elektrike është dënim vepër kriminale, ku është paraparë edhe dënim me burg.
Që të eliminohet paraqitja e vjedhjes së energjisë elkektrike, ekipet e EVN Maqedoni së bashku me MPB në vazhdimësi punojnl për të përfunduar kontrolle në terren për gjetjen dhe sanskionimin të këtij lloj kriminaliteti. Në kontrollë të vazhdueshme janë edhe të punuarit e EVN Maqedonisë që ta ndalojnë këtë dukuri ku mw asistencën e tyre deri tek shfrytëzuesi përkatës në terren. Aksionet intenzive të ekipeve të MPB dhe EVN Maqedoni japin rezultate, për gjetjen e grupeve kriminale të vjedhjes së energjisë elektrike.
Ekipet profesionale të EVN Maqedoni në dyshimin më të vogël menjëherë përfundojnë kontroll në vendin përkatës. Një pjesë e madhe e zbatuesve të këtij lloj kriminaliteti janë të kapur dhe kundër tyre është ngritur padi penale. Ata janë përballur me dënim në të holla dhe dënim me burg deri në 5 vjet. Për këtë arsyje, bashkëpunimi mes EVN Maqedoni dhe ekipieve të MPB vazhdon në të gjitha regjionet e Maqedonisë.
Përpos kontrollove çdo ditore, EVN Maqedoni vazhdon të investon në kualitetin e distributimit të rrjetit me qëllim që të përmirëson tensionet nëpër regjione ku populli përballet me këtë problem.